Lidhje


Magyar: Hungaria do të ekzekutojë urdhër-arrestin ndërkombëtar për Netanyahun

 

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare të Hungarisë, Peter Magyar ka njoftuar se vendi i tij do të ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe do të ekzekutojë urdhër-arrestet e lëshuara nga organi i pavarur gjyqësor, përfshirë atë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

 

Kryeministri në largim Viktor Orban njoftoi vitin e kaluar se Hungaria po tërhiqej nga GJPN-ja pasi mirëpriti Netanyahun në Budapest. Ky vendim do të hynte në fuqi më 2 qershor 2026.

 

Pas fitores së tij, Magyar njoftoi menjëherë se Hungaria do të kthehej në GJPN. Megjithatë, sipas një raporti izraelit mbi bisedën e tij telefonike me Netanyahun, ai e ftoi atë në Budapest më 23 tetor, për 70-vjetorin e kryengritjes së vitit 1956 kundër sovjetikëve.

 

Kur u pyet nga një gazetar për këtë kontradiktë, Magjari sqaroi se kishte ftuar të gjithë udhëheqësit me të cilët foli në telefon.

 

“Nëse një vend është anëtar i GJPN-së dhe një person i kërkuar kalon nëpër territorin e tij, atëherë ai duhet të ndalohet”, tha ai pas takimit të parë të grupit të tij parlamentar.

 

“Nuk kam nevojë të them gjithçka në telefon. E marr si të mirëqenë që çdo kryetar shteti i njeh këto ligje”, shtoi ai.

 

Mayar njoftoi gjithashtu se seanca e parë e parlamentit të ri do të mbahet në fundjavën e 9-10 majit, kur ai do të betohet gjithashtu.

XS
SM
MD
LG