Lidhje


Një ushtar amerikan i vuri flakën vetes para ambasadës izraelite në Washington për shkak të luftës në Gaza

Personi që i vuri flakën vetes para ambasadës izraelite në Washington është ushtar i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe se protestën e ka bërë për të kundërshtuar gjenocidin në Rripin e Gazës, raporton Anadolu. Protesta e 25-vjeçarit, Aaron Bushnell, i cili është në detyrë aktive në Forcat Ajrore të SHBA-së dhe pamjet e bëra duke i vënë flakën vetes, janë përhapur në rrjetet sociale. Në video, Bushnell e identifikon veten si ushtar aktiv në Forcat Ajrore të SHBA dhe thotë: "Unë nuk do të marr më pjesë në gjenocid".

 

Duke ecur përpara ambasadës izraelite në Washington, Bushnell tha: "Unë do të organizoj protestë shumë të dhunshme tani, por veprimi im nuk është një punë e madhe përballë asaj që palestinezët po përjetojnë në duart e pushtuesve të tyre".

 

"Liri për Palestinën" derisa iu ndal fryma

 

Me të mbërritur para ambasadës, Bushnell hodhi benzinë ​​mbi kokë, i vuri flakën vetes dhe bërtiti pa pushim "Liri për Palestinën" derisa mbeti pa frymë.

 

Në video dëgjohet kur policia e ambasadës e pyeti "A mund t'ju ndihmoj?", dhe më pas duke i thënë "Shtrihu në tokë" kurse polici tjetër thotë: "Kemi nevojë për një zjarrfikës, jo për armë".

 

Sipas informacionit të marrë nga Anadolu nga zyrtari i Shërbimit Shëndetësor të Emergjencave dhe Zjarrfikësve të Washingtonit, u raportua se njoftimi i është bërë ekipit të Zjarrfikësve të Washingtonit rreth orës 13:00 sipas kohës lokale.

 

Duke thënë se në lajmërim thuhet se një burrë i vuri flakën vetes përpara ndërtesës së ambasadës izraelite në Washington, zyrtari tha: "Kur mbërritëm në vendngjarje, pamë se zjarri ishte shuar nga personeli i shërbimit sekret me uniformë".

 

Zyrtari tha se personi që i ka vënë flakën vetes është dërguar në spitalin rajonal dhe gjendja e tij është kritike për shkak të plagëve të rënda./AnadoluA

XS
SM
MD
LG