Lidhje


Ukraina dhe Rusia kryejnë shkëmbime - Lirojnë qindra të burgosur lufte

 

Pothuajse 200 ushtarakë ukrainas janë kthyer në shtëpi nga një shkëmbim të burgosurish me Rusinë, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

 

Individë që u plagosën dhe që u përballën me procedura penale në Rusi ishin midis atyre të përfshirë në shkëmbim, tha presidenti i Ukrainës në X.

 

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 193 të burgosur lufte ishin transferuar në këmbim të kthimit të ukrainasve.

 

“Falenderoj të gjithë ata që punojnë për t’i bërë të mundura këto shkëmbime, çdo njësi në vijën e parë që siguron rimbushjen e fondit të shkëmbimit për Ukrainën”, ka shkruar Zelenky.

 

Më pas ai ndau fotografi që shfaqnin të burgosurit e mbështjellë me flamuj ukrainas pas lirimit të tyre.

XS
SM
MD
LG