Lidhje


Garda Revolucionare e Iranit premton mbështetje për Hezbollahun në Liban

 

Komandanti i Forcës Quds të Gardës Revolucionare, Esmail Qaani, ka deklaruar se Irani do të vazhdojë të mbështesë Hezbollahun dhe aleatët e tij në përballjet në Liban. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve Tasnim, Qaani theksoi se bashkëpunimi brenda të ashtuquajturit “Front i Rezistencës” është më i fortë se kurrë.

 

“Sot fokusi është në mbështetjen e Hezbollahut dhe komponentëve të tjerë të Frontit të Rezistencës,” u shpreh ai, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të Iranit në rajon.

 

Qaani shtoi se, sipas tij, Izraeli nuk ka arritur të përmbushë objektivat e tij në konfliktet e dekadave të fundit. “Historia dëshmon se regjimi sionist nuk i ka dhënë fund asnjë lufte duke arritur qëllimet e tij. Disfata në Libanin jugor është një vazhdim i të njëjtit fat historik,” deklaroi ai.

 

Forca Quds konsiderohet një njësi elitare e Gardës Revolucionare, e specializuar në operacione ushtarake jashtë territorit të Iranit.

XS
SM
MD
LG