Forcimi i marrëdhënieve Serbi–Izrael - Ministri serb takohet me Netanyahun në Jeruzalem
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, Marko Gjuriq, u takua sot në Jeruzalem me kryeministrin Benjamin Netanyahu, me të cilin diskutoi për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, nisjen e dialogut strategjik, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për çështje aktuale globale.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, takimi u zhvillua pas mbledhjes së parë të dialogut strategjik mes Serbisë dhe Izraelit.
Gjatë bisedës, vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së vendosjes së dialogut strategjik, i cili u vlerësua si një hap historik përpara dhe një mesazh i fortë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Zyrtarët theksuan gjithashtu përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit politik mes dy vendeve.