Urdhër arresti për ish-shefin e FBI-së Comey, kërcënoi Trump përmes një postimi
Është lëshuar një urdhër arresti ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, pas një padie për “kërcënime me vdekje” ndaj presidentit amerikan Donald Trump. Kërcënimi është bërë në një postim në rrjetet sociale. Sipas raportimeve të CNN, urdhri nuk nënkupton domosdoshmërisht arrestim të menjëhershëm, pasi ekziston mundësia që Comey të dorëzohet vetë.
Padia lidhet me një foto të publikuar vitin e kaluar nga Comey, ku shfaqeshin guaska deti që formonin numrat “86 47”. Ky kombinim u interpretua nga republikanët si një mesazh kërcënues ndaj Trump, ndërsa vetë Comey e fshiu postimin, duke sqaruar se nuk kishte qëllim të nxiste dhunë.
Aktakuza përfshin dy pika, ‘kërcënim ndaj jetës’ së presidentit dhe ‘shpërndarje komunikimesh’ që kanë përmbajtje të tillë. Nga ana tjetër, Comey i ka hedhur poshtë akuzat. Ai është shprehur se është i pafajshëm dhe se beson në pavarësinë e sistemit gjyqësor.