Lidhje


Vetëm 1 ditë kohë për kandidatët? - Partia Demokratike hap procedurën për zgjedhjen e kryetari të ri

 

Partia Demokratike e Shqipërisë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, përmes një vendimi të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE).

 

Sipas dokumentit zyrtar, të datës 18 mars 2026, procesi nis menjëherë dhe përcakton qartë afatet dhe kriteret për kandidatët. Afati për dorëzimin e kërkesave për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, është caktuar deri më 30 prill 2026, ora 12:00.

 

Vendimi parashikon që aplikantët duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim, shprehje interesi dhe CV, ndërsa dokumentacioni dorëzohet pranë KOKOE-së.

 

Ndër kriteret kryesore për kandidatët janë:

 

Të jenë anëtarë të Partisë Demokratike me të paktën 10 vite angazhim politik dhe elektoral;

 

Të kenë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në aktivitetet politike të partisë;

 

Të përmbushin kriteret ligjore të integritetit sipas legjislacionit në fuqi.

 

Në përfundim të dokumentit theksohet se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

XS
SM
MD
LG