Lidhje


Dy hebrenj sulmohen dhe goditen me thikë në veri të Londrës

 

Shërbimet e emergjencës u thirrën në zonën "Golders Green", e cila është zemra e komunitetit hebraik në Londër, pas raportimeve për një burrë që është parë duke vrapuar me thikë

 

Dy persona janë goditur me thikë në veri të Londrës dhe një person është arrestuar, transmeton Anadolu.

 

Shërbimet e emergjencës u thirrën në zonën "Golders Green", e cila është zemra e komunitetit hebraik në Londër, pas raportimeve për një burrë që është parë duke vrapuar me thikë, raportoi BBC.

 

Sipas një organizate lokale të sigurisë së komunitetit hebraik, i dyshuari po përpiqej të sulmonte kalimtarët.

 

Grupi tha se vullnetarët e tij reaguan shpejt dhe arritën ta kapnin personin para se të mbërrinte policia.

 

Policia ende nuk ka publikuar detaje rreth të dyshuarit ose ndonjë motivi të mundshëm.

XS
SM
MD
LG