Lidhje


"Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut po intensifikohet"

Forca e Përkohshme e Paqes e OKB-së në Liban (UNIFIL) paralajmëron se konflikti mes ushtrisë izraelite dhe Lëvizjes Hezbollah po intensifikohet dhe po përhapet, transmeton Anadolu. UNIFIL bëri një deklaratë në platformën e mediave sociale X në lidhje me përleshjet e vazhdueshme midis forcave izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori 2023. Në deklaratë thuhet se përleshjet që shkaktuan vdekjen e shumë njerëzve dëmtuan shtëpitë dhe infrastrukturën në rajon. "Konfliktet prekin dhe rrezikojnë jetën e dhjetëra mijëra civilëve në të dy anët e Linjës Blu (kufiri Izrael-Liban). Shohim që sulmet po bëhen më intensive dhe po përhapen", thuhet më tej.

 

Theksohet se UNIFIL ka qenë në kontakt me palët e konfliktit ditët e fundit për të ulur tensionet dhe për të parandaluar keqkuptimet e rrezikshme. "Zhvillimet e fundit kanë potencialin për të vënë në rrezik zgjidhjen politike", thuhet në deklaratë.

 

Palëve u është bërë thirrje që të krijojnë hapësirë ​​për zgjidhje diplomatike që do të hapte rrugën për uljen e tensioneve në rajon dhe rivendosjen e sigurisë dhe stabilitetit.

 

Në përleshjet midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufi, që nga 8 tetori, humbën jetën 219 anëtarë të Hezbollahut, 43 civilë libanezë, 11 nga Lëvizja Amal, 12 anëtarë të Hamasit, 12 anëtarë të Xhihadit Islamik, 6 civilë izraelitë dhe 11 ushtarë izraelitë./Nga AA

XS
SM
MD
LG