Lidhje


Trump paralajmëron tërheqje të trupave amerikanë nga Italia dhe Spanja

 

Donald Trump po shqyrton mundësinë e reduktimit të numrit të trupave amerikane në Spanjë dhe Itali, ndërsa SHBA-të rivlerësojnë praninë e tyre të përgjithshme ushtarake në Evropë për shkak të mosmarrëveshjeve me aleatët mbi luftën në Iran.

 

“Dua të them, ata nuk e kanë treguar tamam mbështetjen e tyre”, tha Trump kur u pyet për reduktimin e numrit të trupave në Itali dhe Spanjë.

 

“Po, ndoshta do ta bëj, pse të mos e bëj? Italia nuk ka ndihmuar fare. Spanja ka qenë e tmerrshme. Absolutisht”, tha Trump duke theksuar gjithashtu se po shqyrtonte reduktimin e trupave në Gjermani.

 

Merz tha më parë këtë javë se Shtetet e Bashkuara janë të poshtëruara nga Irani, megjithëse tha gjithashtu se marrëdhënia e tij me Trump mbetet e mirë. Duke folur nga Zyra Ovale, ai përsëriti kritikat e tij, veçanërisht ndaj Kancelarit gjerman Friedrich Merz.

 

“Dua të them, ai po bën një punë të tmerrshme”, shtoi ai, duke iu referuar Merz.

XS
SM
MD
LG