Lidhje


“Kafe mes miqsh” - Çfarë thanë Osmani dhe Abdixhiku pas takimit

 

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk dha detaje për ç’ka u fol në takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku dhe anëtarë të kësaj partie. Takimi u zhvillua në një nga restorantet në Prishtinë.

 

“Kafe mes miqsh”, tha shkurt Osmani për mediat pas përfundimit të takimit.

 

Ndërsa kreu i LDK-së ka paralajmëruar se “shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira”. Ai tha se ky takim s’është as i pari e as i fundit mes tyre.

 

“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit dhe shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira” – tha ai.

 

I pyetur nëse do të bëhet bashkimi i madh i LDK-së, Abdixhiku tha se një pjesë substanciale e kthimit tashmë është arritur.

 

“Një pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së tashmë është arritur, por së shpejti do të sjellim edhe më shumë lajme shumë, shumë të mira”, ka thënë Abdixhiku.

XS
SM
MD
LG