Trumpi njofton Kongresin se armiqësitë me Iranin kanë “përfunduar”
Saturday, 02 May 2026 19:40
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar Kongresin se armiqësitë me Iranin kanë përfunduar, pas armëpushimit që ka qenë në fuqi që nga fillimi i prillit. “Më 7 prill 2026, urdhërova një armëpushim dyjavor. Armëpushimi që atëherë është zgjatur. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes forcave amerikane dhe Iranit që nga 7 prilli 2026.
Armiqësitë që filluan më 28 shkurt 2026 kanë përfunduar”, shkroi Trumpi në letra të ndara drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe senatorit Chuck Grassley.
E premtja shënon 60 ditë që kur Trumpi njoftoi zyrtarisht Kongresin për veprimin ushtarak. Sipas Rezolutës për Kompetencat e Luftës, presidenti duhet të kërkojë autorizim nga Kongresi për t'i vazhduar armiqësitë përtej 60 ditëve./trt