Lidhje


Trump kërcënon me tarifa 25%, BE ngre ‘armët’: përplasje e re tregtare SHBA–Evropë!

 

Bashkimi Evropian reagoi menjëherë ndaj deklaratës së Donald Trump për rritjen e tarifave deri në 25% ndaj makinave evropiane, duke paralajmëruar se do të mbrojë interesat e tij me çdo mjet. Brukseli kërkon sqarime nga SHBA dhe thekson se masat e njëanshme do të shkelnin marrëveshjen tregtare të arritur më 2025 me Ursula von der Leyen.

 

Marrëveshja parashikonte ulje tarifash dhe bashkëpunim të gjerë ekonomik, përfshirë investime dhe blerje energjie me qindra miliarda dollarë. Tani, BE ka në dorë kundërmasa të forta: tarifa hakmarrëse ndaj produkteve amerikane, kufizime për kompanitë amerikane dhe madje pezullim të marrëveshjes.

 

Situata rrezikon të kthehet në një luftë të re tregtare transatlantike, me pasoja direkte për industrinë, tregtinë dhe ekonominë globale.

 

XS
SM
MD
LG