Merz: Nuk heq dorë nga bashkëpunimi me Trump pavarësisht mosmarrëveshjeve për Iranin
Monday, 04 May 2026 13:29
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga bashkëpunimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pavarësisht mosmarrëveshjeve mes tyre lidhur me luftën në Iran.
“Nuk po heq dorë nga puna në marrëdhëniet transatlantike. As nuk po heq dorë nga puna me Donald Trumpin”, u shpreh Merz në një intervistë.
Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh diplomatike mes Uashingtonit dhe Berlinit për qasjen ndaj krizës në Lindjen e Mesme.