Lidhje


Forcat izraelite plagosin 3 persona, përfshirë një fëmijë, gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite plagosi tre palestinezë, duke përfshirë një fëmijë, dhe arrestoi tre të tjerë gjatë bastisjeve në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

 

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite bastisën qytetin Jenin të Bregut Perëndimor me 50 automjete ushtarake të shoqëruara nga buldozerë.

 

Midis forcave izraelite që hynë në qytet nga rruga e Nazarethit dhe palestinezëve që kundërshtuan bastisjen u zhvillua një përleshje.

 

Thuhet se një avion zbulues fluturoi mbi qytetin e Jeninit, snajperë u vendosën në çatitë e shtëpive dhe ndërtesave dhe se kishte ndërprerje të energjisë në shumë lagje të qytetit dhe në kampin e refugjatëve në Jenin.

 

Pas bastisjes, buldozerët e ushtrisë izraelite shkatërruan infrastrukturën rreth Xhamisë Tawalibe, lagjen Zehra dhe rrugët që çojnë në kamp.

 

Forcat izraelite dërguan përforcime rreth Spitalit Shtetëror Al-Amel në Jenin, vendosën snajperë rreth spitalit dhe ndaluan ambulancat dhe i kontrolluan ato.

 

Forcat izraelite bastisën gjithashtu shtëpitë përreth kampit të refugjatëve Jenin.

 

Forcat izraelite plagosën 3 persona, mes tyre një fëmijë, në El-Halil

 

Ushtria izraelite plagosi tre persona, mes tyre një fëmijë, në qytezën Beni Naim në lindje të El-Halilit (Hebron).

 

Një fëmijë 14-vjeçar dhe dy persona u plagosën kur ushtria izraelite hapi zjarr gjatë incidenteve në zonën Wadi al-Jawz në hyrje të qytezës.

 

Mësohet se gjendja e fëmijës 14-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur në gjoks dhe në dorë, është kritike dhe të plagosurit janë dërguar në spitalet e rajonit.

 

Ushtria izraelite arrestoi 3 persona

 

Ushtria izraelite arrestoi një grua në fshatin Deyr Abu Mashal të Ramallahut në Bregut Perëndimor të pushtuar.

 

Forcat izraelite bastisën shtëpinë e një palestineze të quajtur Hana Ibrahim Ata (30) dhe arrestuan gruan palestineze pasi kontrolluan shtëpinë.

 

Gjatë bastisjes në vendbanimin Naleyn, në perëndim të Ramallahut, forcat izraelite krijuan një pikë kontrolli ushtarak dhe hapën zjarr ndaj personave që afroheshin.

 

Forcat izraelite arrestuan një palestinez me emrin Hussein Hasan Nahle pasi bastisën dhe kontrolluan shtëpinë e tij në kampin e refugjatëve Al-Jelzun, në veri të Ramallahut.

 

Ushtria bastisi po ashtu vendbanimin Budrus të Ramallahut dhe arrestoi një palestinez të quajtur Mohammed Hasan, shtëpia e të u bastis.

 

Një përleshje shpërtheu midis forcave izraelite që bastisën vendbanimin Beit Likya, në perëndim të Ramallahut, dhe palestinezëve që kundërshtuan bastisjen.

 

Forcat izraelite hodhën gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese ndaj banorëve të qytetit që kundërshtuan bastisjen.

 


Mjeku norvegjez kritikon liderët botërorë për mosveprim kundër sulmeve të Izraelit në Gaza

  

Aktivisti dhe mjeku i njohur norvegjez Mads Gilbert ka fajësuar liderët botërorë për vrasjen e civilëve në sulmet e Izraelit në Gaza.

 

"President Biden, zoti Blinken, a jeni zgjuar? Presidente e BE-së, Dr. Ursula von der Leyen, president Macron, a mund t'i dëgjoni këto britma nga Gaza dje?", tha Gilbert në një video që ndau në platformën e medias sociale "X".

 

Gilbert, i cili ka punuar për 16 vjet në Spitalin Al-Shifa, kompleksi më i madh mjekësor në Rripin e Gazës, kujton se Izraeli bombardoi një shkollë dhe strehimore të OKB-së në rajon, duke vrarë 700 civilë, 70 për qind e tyre gra dhe fëmijë.

 

“Ju nuk po bëni asgjë, ju bëni më pak se asgjë, ju mbështesni në mënyrë aktive makinerinë luftarake izraelite dhe vrasjet e tyre”, tha mjeku, ndërsa theksoi se deri më tani në Gaza janë vrarë 15.000 palestinezë.

 

Aktivisti fajësoi liderët botërorë për lejimin e vrasjeve, madje edhe mbështetjen e tyre me armë, mbështetje politike dhe mosveprim.

 

"Shkalla industriale e vrasjeve në Gaza na kujton shumë prej nesh shkallën e tmerrshme industriale të vrasjes së hebrenjve nga ushtria gjermane naziste në vitet 1940-1945. Kjo nuk është vetëmbrojtje për Izraelin, ky është gjenocid i gjithanshëm i palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, pohoi Gilbert.

 

Ai denoncoi "politikën e eliminimit, vrasjet sistematike në shkallë industriale dhe sulmet ushtarake ndaj popullsisë civile palestineze të pambrojtur".

 

"Ju jeni përgjegjës. Ju po shkruani emrat tuaj në faqet më të zeza të librave të historisë", tha Gilbert dhe shtoi: "Ju jeni bashkëpunëtor dhe do të jeni përgjegjës".

 

Mjeku bëri thirrje për t'u dhënë fund vrasjeve, heqjen e rrethimit, shpalljen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe mbrojtjen e spitaleve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor.

 

Ai theksoi gjithashtu nevojën për ujë, ushqim, furnizime mjekësore dhe karburant.

 

"Kjo po ndodh me vendimet tuaj. Ju jeni përgjegjës. Ndalojini vrasjet masive dhe gjenocidin e Izraelit në Gaza", tha Gilbert.

 

Ushtria izraelite rifilloi bombardimet në Rripin e Gazës të premten e kaluar pasi deklaroi fundin e pauzës humanitare njëjavore.

 

Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

 

Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit ka arritur në gati 15.900, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar palestineze.

 

Numri i të plagosurve gjatë së njëjtës periudhë është rritur në më shumë se 42.000.

 

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.


Turqia dënon 'sulmet e neveritshme' kundër Kuranit në Holandë

Turqia dënoi ashpër të shtunën “sulmet e neveritshme” kundër librit të shenjtë islam, Kuranit, jashtë ambasadave të disa shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, përfshirë ambasadën turke, në Holandë.

 

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme turke tha se Ankaraja dënon përhapjen e këtyre “sulmeve provokuese”, të cilat lejohen të kryhen në vendet evropiane nën maskën e lirisë së shprehjes.

 

“Vendet ku kanë ndodhur sulme të tilla, tani duhet të marrin masa efektive kundër këtyre provokimeve, të cilat njihen nga Kombet e Bashkuara si akte të urrejtjes fetare dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar”, thuhet më tej në deklaratë.

 

Türkiye u bëri thirrje autoriteteve holandeze të ndërmarrin veprimet e nevojshme kundër autorëve dhe të marrin masa për të parandaluar përsëritjen e sulmeve të tilla.

 

Më herët, Edwin Wagensveld, udhëheqësi i PEGIDA-s, një grup islamofobik, grisi kopjet e librit të shenjtë islam, Kuranit, para ambasadave të disa vendeve muslimane, përfshirë ambasadën turke.

 

Figura dhe grupe islamofobike në Evropën Veriore muajt e fundit kanë kryer vazhdimisht djegie të Kuranit dhe përpjekje të ngjashme për të përdhosur librin e shenjtë, duke shkaktuar zemërim nga vendet muslimane dhe bota.

 

Burimi: AA


Turqi, shtetasja gjermane pranon Islamin në Aydın

Shtetasja gjermane, Jennifer Paula Görlitz u bë muslimane në një ceremoni që u mbajt në Myftini në rajonin Koçarlı në Aydın të Türkiye-s në të cilin ajo erdhi bashkë me bashkëshortin e saj.

 

Shtetasja gjermane, 40-vjeçarja Jennifer Paula Görlitz e cila jeton në Gjermani me bashkëshortin e saj Erdinç Efeoğlu, vendosi të bëhet muslimane pasi hulumtoi rreth Islamit.

 

Görlitz e cila erdhi në vendlindjen e bashkëshortit të saj Koçarlı, aplikoi në Myftininë e qytezës.

 

Myftiu Kazım Ünsal, në ceremoninë e mbajtur në institucion i shpjegoi Görlitz parimet e Islamit.

 

Görlitz shqiptoi shehadetin në prani të dëshmitarëve dhe më pas bëri lutje.

 

Myftiu Ünsal përgëzoi Görlitz dhe i dha asaj dokumentin e konvertimit dhe një Kuran me përkthim në gjuhën gjermane.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG