Gjermania kërkon “revolucion” në BE: fund bllokadave, zgjerim gradual dhe sinjal i fortë për Ballkanin Perëndimor
Gjermania ka propozuar një paketë me gjashtë pika për ta bërë Bashkimin Evropian më të shpejtë, më fleksibël dhe më të aftë për të vepruar, sidomos në politikën e jashtme, sigurinë dhe procesin e zgjerimit. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaroi se BE-ja nuk mund të vazhdojë të funksionojë me mekanizma të vjetër, ndërsa përballet me luftën në Ukrainë, sfidat e sigurisë dhe nevojën për t’u zgjeruar drejt Ballkanit Perëndimor, Islandës dhe Norvegjisë.
Pika më e fortë e propozimit gjerman është kufizimi i bllokadave nga shtete të veçanta. Berlini kërkon më shumë “bashkëpunim të zgjeruar”, ku një grup vendesh mund të ecë përpara edhe nëse të 27 shtetet anëtare nuk bien dakord. Gjermania kërkon gjithashtu vendimmarrje më të shpejtë me shumicë të kualifikuar, sidomos në politikën e jashtme dhe të sigurisë, duke argumentuar se unanimiteti mund ta vendosë BE-në në rrezik ekzistencial.
Wadephul kërkoi edhe një profil më të qartë të politikës së jashtme evropiane, forcim të sundimit të ligjit dhe ndalim të fondeve për vendet që shkelin vlerat e përbashkëta të BE-së. Ai propozoi gjith