Lidhje


Më 7 qershor në Kosovë garojnë 22 parti politike e 3 koalicione

 

Për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit në Kosovë, deri në mbylljen e afatit më 7 maj në orën 24:00, në KQZ kanë njoftuar pjesëmarrjen 22 parti politike, ndërsa janë formuar edhe 3 koalicione me gjithsej 9 parti politike.

 

Mes partive që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë LDK, PDK, AAK, Lista Serbe, PSD dhe disa parti të komuniteteve. Ndër koalicionet e regjistruara është edhe koalicioni Lëvizja VETËVENDOSJE!, i përbërë nga Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane.

 

Ndërkohë, 9 parti politike kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, mes tyre AKR, Nisma Socialdemokrate, Partia e Drejtësisë, Balli Kombëtar i Kosovës dhe disa subjekte të tjera.

 

KQZ ka sqaruar se ky është vetëm procesi i njoftimit për pjesëmarrje, mospjesëmarrje dhe koalicione nga partitë ekzistuese. Afati për certifikimin e subjekteve të reja politike, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur ka nisur më 2 maj dhe përfundon më 10 maj.

XS
SM
MD
LG