Lidhje


Osmani bartëse e listës së LDK dhe kandidate për presidente, Abdixhiku kandidat për kryeministër

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar se të dielën, më 10.05.2026 do të mbahet një tubim ku do të zyrtarizohet bashkimi me Vjosa Osmanin.

 

Ai ka konfirmuar se ish-presidentja Osmani do të jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente ndërsa vetë Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër.

 

“Në këtë bashkim tonin do të garojmë në një listë të përbashkët me Vjosën si bartëse e saj dhe kandidate për presidente të republikës e mua si kandidat për kryeministër. Do të garojmë bashkë me 110 kandidatë si pjesë e një qëllimi shumë më të madh sesa vetja” – tha Abdixhiku përmes një videoje në Facebook.

XS
SM
MD
LG