Lidhje


Serbët kundër Vuçiçit në Kosovë/ Koalicioni i ri kërkon të thyejë monopolin e Listës Serbe

 

Një pjesë e opozitës serbe në Kosovë është bashkuar para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, duke krijuar listën e përbashkët “Bashkë fitojmë”. Gjashtë subjekte politike dhe iniciativa qytetare serbe synojnë të hyjnë në Kuvendin e Kosovës si një alternativë ndaj Listës Serbe, e cila prej vitesh vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar.


Përfaqësuesit e kësaj liste thonë se duan të jenë një “zë autentik” i serbëve të Kosovës, i pavarur si nga Prishtina, ashtu edhe nga Beogradi. Analistë dhe figura politike serbe, si Zoran Saviç dhe Rada Trajkoviç, e shohin bashkimin si shenjë të pakënaqësisë në rritje ndaj politikave të deritanishme dhe si mundësi për të mbrojtur nevojat reale të komunitetit serb, duke pranuar realitetin e bashkëjetesës me shqiptarët.


Ivan Vuçkoviç nga iniciativa “Rrënjët” thotë se bashkimi i opozitës serbe vjen nga nevoja për ndryshim dhe përfaqësim më konkret të qytetarëve. Sipas tij, kjo forcë e re mund të bëhet faktor i rëndësishëm në vendimmarrjet e ardhshme, ndërsa mesazhi kryesor është se skena politike serbe në Kosovë nuk do të mbetet më e kontrolluar vetëm nga Lista Serbe dhe ndikimi i Beogradit.

XS
SM
MD
LG