Lidhje


SHBA dritë jeshile armatosjes së Kosovës - Kongresi njoftohet për paketën e re 14 milionë dollarëshe

 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar Kongresin për një leje të propozuar eksporti drejt Kosovës, që përfshin artikuj mbrojtjeje, të dhëna teknike dhe shërbime ushtarake me vlerë 14 milionë dollarë ose më shumë.

 

Dokumenti i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, por deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi llojin e pajisjeve apo shërbimeve që mund të përfshihen.

 

Ky zhvillim vjen në një moment kur në Kongresin amerikan po shtohen thirrjet për mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt NATO-s. Prishtina ka blerë edhe më parë pajisje ushtarake nga SHBA-ja, përfshirë dronë, autoblinda, automjete “Humvee” dhe ka kërkuar blerjen e raketave kundërtanke “Javelin”.

 

Forca e Sigurisë së Kosovës është ende në proces transformimi në ushtri, një proces i nisur në vitin 2018 dhe i parashikuar të zgjasë dhjetë vjet. SHBA-ja e ka mbështetur këtë transformim që nga fillimi, ndërsa furnizimi i ri amerikan shihet si një tjetër sinjal i forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

XS
SM
MD
LG