Lidhje


Marta Kos zbarkon në Prishtinë pas vizitës së anuluar: Takime me Haxhiun dhe Kurtin në moment kyç për Kosovën

 

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, zhvilloi këtë të premte vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë që prej marrjes së detyrës në vitin 2024, duke mbërritur në Prishtinë për takime me drejtuesit më të lartë institucionalë të vendit.

 

Sipas agjendës zyrtare, Kos u prit fillimisht nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në takimin e parashikuar në orën 10:00. Më pas, në orën 10:45, ajo zhvilloi takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

 

Vizita e komisioneres europiane vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me fokus te procesi i integrimit europian, situata politike në vend dhe zhvillimet institucionale pas periudhës së tensionuar politike.

 

Kos kishte planifikuar ta vizitonte Kosovën edhe më 12 mars, por ajo vizitë u anulua për shkak të zhvillimeve politike në atë kohë, pas dekretit të ish-presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG