Lidhje


Gjukanoviç plas bombën: Beogradi përgatiti “operacionin me 27 vajza” për të goditur Kosovën dhe KFOR-in

 

Qarqe të fuqishme politike dhe të sigurisë nga Beogradi qëndronin pas të ashtuquajturës “afera S.Ç.”, me qëllim destabilizimin e Malit të Zi dhe komprometimin e Kosovës në prag të proceseve të rëndësishme politike në rajon, ka thënë ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

 

Gjukanoviç në një intervistë për televizionin E, theksoi se prapa këtyre operacioneve qëndronin struktura të sigurisë dhe kundërzbulimit ushtarak serb, të lidhura me politikën e kohës së Slobodan Milosheviq dhe kabinetin e ish-presidentit jugosllav Vojislav Koshtunica.

 

Ai tha se këto qarqe besonin se destabilizimi i Kosovës do të ngadalësonte ose pengonte njohjen ndërkombëtare të saj.

 

Sipas tij, një nga objektivat kryesore të atyre strukturave ishte edhe dëmtimi i imazhit të misionit të NATO-s, KFOR.

 

“Synimi ishte komprometimi i KFOR-it në Kosovë dhe i komandës së tij ushtarake. Për këtë qëllim po përgatiteshin 27 vajza që do t’u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. Mes tyre ishte edhe S.Ç.”, deklaroi Gjukanoviç, shkruan KosovaPress.

 

Sipas tij, autoritetet malazeze kishin siguruar informacione se vajzat po trajnoheshin në ambientet e stadiumit të klubit Obiliq në Beograd.

 

“Fatmirësisht, KFOR-i dhe UNMIK-u arritën në kohë të merrnin informacionet dhe ta parandalonin atë aktivitet”, tha ai.

 

Sipas Gjukanoviçit, “afera S.Ç.” ishte pjesë e një strategjie më të gjerë politike dhe të sigurisë kundër pavarësisë së Malit të Zi dhe kundër proceseve euroatlantike në rajon

XS
SM
MD
LG