Serbët i ndërrojnë emrin pikturës së njohur, nga “Luftëtari arnaut” në “Odmor bašibozuka / Pushimi i bashibozukut”
Pak muaj më parë, qeveria serbe bleu përmes një ankandi pikturën me motive shqiptare “Luftëtari arnaut” për shumë 300 mijë paund. Artan Shkreli shkruan sot se kësaj vepre i është ndërruar emri, duke e quajtur tashmë “Pushimi i bashibozukut”. “Pa rënë në nacionalizëm…është padyshim e dëmshme shkencërisht, dhe e shëmtuar si fqinjësi, ç’ka Ministria e Kulturës e Serbisë bëri me pikturën ‘Luftëtari Arnaut’, blerë në ankandin e famshëm të Londrës për rreth 300.000 paund… Ekspozuar në Beograd pak ditë më parë, është riemërtuar aty si “Odmor bašibozuka / Pushimi i bashibozukut”, shkuan Shkreli.
Piktura e Paja Jovanoviçit “Pushimi i Bashibozukut”, e cila, siç njoftuan me pompozitet mediat, “u kthye në Serbi”, sepse Muzeu i Qytetit të Beogradit, me mbështetjen e shtetit, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe Ministrisë së Financave, e bleu në një ankand në Sodeby’s të Londrës për 304,800 paund me të gjitha tarifat dhe taksat, me të gjitha gjasat ajo nuk ka qenë kurrë në Serbi./Nga Topchannel