Lidhje


Kurti arrin në 52 mandate nga votat e diasporës/ Mund të bëjë i vetëm qeverinë

Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës teksa vazhdon numërimi i votave të diasporës nga votimi me postë. Partia e Albin Kurtit ka arritur në 52 mandate pas përditësimit të rezultateve të votave nga KQZ-ja. 

 

Kjo ulëse e re i është marrë Partisë Demokratike të Kosovës, duke e çuar Vetëvendosjen në 52 mandate, nga 48 që mori me nga votat brenda vendit. Partia Demokratike e Kosovës mbetet me 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me 19, ndërsa Aleanca ka siguruar aktualisht 7 ulëse.

 

Në bashkëpunim me minoritetet jo-serbe dhe Nenad Rashiqin, Albin Kurti duket se arrin kufirin kushtetues prej 61 votash që kërkohet për formimin e qeverisë së re.

 

Problem do të jetë sërish zgjedhja e Presidentit të ri që kërkon shumicë të cilësuar në sallë në 2 raundet e para.  

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon të shpallë rezultatet përfundimtare në fund të muajit qershor, e t’i certifikojë ato brenda 6 korrikut. /LAPSI.al

XS
SM
MD
LG