E tmerrshme në Kosovë, 13-vjeçarja rrëmbehet dhe për*unohet nga dy persona
Tuesday, 12 March 2024 09:08
Dy persona nga Malisheva dyshohet se kanë rrëmbyer dhe kanë abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare. E mitura, sipas raportimeve, është gjetur me dy persona 20 dhe 37 vjeç, në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit. Dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar. 13 vjeçarja nga Malisheva ishte raportuar e zhdukur nga familja e saj. Vajza pasi u gjet, u dërgua në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.
Nga oranews.tv