Lidhje


Kurti–Abdixhiku drejt paktit të madh? Presidenti i ri, emrat në tryezë

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë shënuar një afrim të rëndësishëm në negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Në takimin e zhvilluar më 18 gusht në Kuvend, dy liderët janë pajtuar në parim për profilin dhe kriteret që duhet të plotësojë kreu i ardhshëm i shtetit, por pa diskutuar ende një kandidat konkret.

 

Abdixhiku deklaroi se synohet një president ose presidente që të mos jetë thjesht figurë partiake, por një personalitet i respektuar dhe përfaqësues i unitetit të vendit. Ai konfirmoi gjithashtu se palët janë dakorduar që në takimin e ardhshëm të paraqiten emra konkretë, pasi LVV dhe LDK të zhvillojnë konsultimet e tyre të brendshme.

 

Edhe Kurti dha një sinjal pozitiv, duke deklaruar se kishte parë te LDK-ja vullnet për t'i dhënë vendit një president të ri dhe për të arritur një zgjidhje në interes të stabilitetit institucional. Megjithatë, nuk ka ende marrëveshje përfundimtare dhe as emër të dakorduar.

XS
SM
MD
LG