Lidhje


Kosova zyrtarizon hyrjen në forcën ndërkombëtare për Gazën

 

Kosova ka nënshkruar marrëveshjen formale për t’iu bashkuar Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) në Gazë, duke hyrë në grupin e vogël të shteteve që janë zotuar të dërgojnë trupa në kuadër të misionit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja u firmos nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe komandanti amerikan i ISF-së, gjeneralmajor Jasper Jeffers.

 

Sipas Bordit të Paqes, nënshkrimi formalizon përfshirjen e Kosovës në mision dhe konfirmon mbështetjen e saj për planin 20-pikësh të presidentit Donald Trump për Gazën. Dërgimi i trupave ishte miratuar më herët nga Kuvendi i Kosovës dhe autorizuar nga ushtruesja e detyrës së presidentit, ndërsa një ekip i FSK-së kishte zhvilluar në prill një vlerësim në terren për zonat ku pritet të veprojnë trupat kosovare.

 

Deri tani, Kosova, Shqipëria, Indonezia, Maroku dhe Kazakistani janë zotuar të kontribuojnë me trupa në ISF, ndërsa Egjipti dhe Jordania pritet të ndihmojnë në trajnimin e policisë. Sipas planit, forca ndërkombëtare do të vendoset në Gazë pas tërheqjes së forcave izraelite, me detyrë sigurimin e zonave, mbështetjen e ndihmave humanitare dhe trajnimin e forcave të reja policore palestineze.

XS
SM
MD
LG