Lidhje


Konjufca nga Athina: Njohja e Kosovës nga Greqia do të hapte një kapitull të ri!

 

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim në Athinë me homologun grek, George Gerapetritis, ku ka ngritur çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, krahas forcimit të dialogut politik, bashkëpunimit ekonomik dhe avancimit të procesit të integrimit europian.

 

Konjufca vlerësoi angazhimin konstruktiv të diplomacisë greke ndaj Kosovës, duke theksuar se afrimi ndërmjet dy vendeve i shërben stabilitetit dhe perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.

 

“Njohja e Kosovës nga Greqia do të hapte një kapitull të ri, jo vetëm në marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe në bashkëpunimin rajonal”, deklaroi Konjufca, i cili gjithashtu e ftoi homologun grek për një vizitë në Prishtinë.

 

Greqia mbetet një nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Në njoftimin e Konjufcës nuk bëhet e ditur ndonjë ndryshim i qëndrimit zyrtar të Athinës lidhur me njohjen.

XS
SM
MD
LG