Lidhje


Kathimerini: Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet nga partia e Mitsotakis

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet me partinë “Demokracia e Re” të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, sipas gazetës greke “I Kathimerini”.

 

Burime për median greke bëjnë me dije se Fredi Beleri do të jetë  kandidat në listën që pritet të publikohet pasditen e kësaj të hëne, 15 prill, nga partia e kryeministrit grek.
 

Ekathemerini shkruan se deri mëngjesin e kësaj të hëne janë caktuar 41 nga 42 kandidatët  e “Demokracisë së re”, ku e vetmja çështje pezull është konfirmimi për futjen në listë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

 

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

 

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi u dënuan nga Shkalla e Parë e GJKKO për veprën penale të shit-blerjes së votave.

 

Beleri nuk ka mundur ta marrë dot detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i kanë mundësuar dhënien e lejes së posaçme për të kryer betimin./Nga EN

 
 
XS
SM
MD
LG