Dyshohet se orkestroi vrasjen e bashkëshortit, Donika Jonuzi: Iliri më torturonte e gjuante me thika
Donika Jonuzi ka mohuar se është orkestruesja e vrasjes së bashkëshortit të saj Ilir Osmani, i cili u përplas për vdekje me makinë në Pejë të Kosovës.Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare” në RTSH, Donika tha se Iliri e torturonte atë dhe e kishte gjuajtur disa herë më thikë. Duke mohuar akuzat ndaj saj, jo thotë se ishte Iliri që e detyronte të lypte në Pejë, ndërsa shtoi se bashkëshorti ishte konsumues i lëndëve narkotike.Donika sqaron se ishte ndarë nga Iliri dhe ishte me urdhër mbrojtje, ndërsa thotë se ish bashkëshorti nuk e linte të jetonte në Shqipëri pasi e kërcënonte se do e vriste dhe se i kishte djegur shtëpinë.
“Ai na kërcënonte, Iliri na thoshte do na digjte shtëpinë, unë jam me urdhër mbrojtje kam një vit që jam ndarë nga ai. Na kërcënonte se do na vriste të gjithë si familje. Ai ja mori jetën se Ilir na kërkonte gjithë kohës të na gjente dhe të na vriste. Ai na dogji shtëpinë në Shqipëri dhe nipi im e shtypi,. Nipi im është arrestuar. Ai nuk donte ta vriste, por ta trembte e ta plagoste pasi e pa rrugës, pasi nuk na linte rehat. Ne erdhëm në Kosovë vetëm se ai nuk na linte të jetonim të qetë në Shqipëri. Jo nuk ishte e orkestruar, Ilir fshihej se e kërkonte policia. Ne kemi bërë denoncimin që na dogji shtëpinë.
Unë kam qenë në shtëpi kur ndodhi aksidenti, kam dhënë dëshminë në polici. Unë nuk dija që iliri ka qenë në Pejë, e dija në Elbasan ku kërkohej nga policia pasi ndaj tij ka dy denoncime. Unë kam ardhur në Pejë pasi u ndava nga Ilir, pasi Iliri nuk më linte rehat të jetoja në Shqipëri, nënë tim e ka kapur prej fyti dhe e kërcënonte se do ta vriste. Ai pinte shumë drogë dhe ishte agresiv, më ka gjuajtur disa herë me thika, më torturonte, më rrihte, këtu në Pejë po rri në një jetë katastrofë se ai nuk më linte të rrija e qetë në Shqipëri”, tha ajo, e cila në fund tha se kërkon që drejtësia të vihet në vend.
Ilir Osmani u përplas për vdekje në Pejë nga një makinë Volkswagen Golf 5 që drejtohej nga 23-vjeçari Serxhio Jonuzi, nipi i Donika Jonuzit. Serxhio Jonuzi është arrestuar nga autoritetet e Pejës në Kosovë./rtsh.al/