Lidhje


Forca e Sigurisë së Kosovës trajnohet për automjetet luftarake turke "Vuran"

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kryer trajnim për përdorimin e automjeteve luftarake turke "Vuran", transmeton Anadolu.Siç bëhet e ditur nga FSK-ja, ky trajnim është bërë në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke.

 

"Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurtë dhe efikasë të automjeteve luftarake Vuran", thuhet në njoftim.

 

Tutje, FSK bën të ditur se bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërin dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s./AA

XS
SM
MD
LG