Lidhje


Kurti refuzoi takimin me të, Rama: Firmosëm 13 marrëveshjet dhe ia dorëzuam palës kosovare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me refuzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për tu takuar sot në Prishtinë.

 

Sipas kreut të qeverisë shqiptarë marrëveshjet nga ana qeverisë shqiptare janë firmosur dhe i janë dorëzuar ministrisë së Jashtme të Kosovës.

 

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi.

 

Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.”- shkruan Rama. Burimi: Ora News

XS
SM
MD
LG