Lidhje


UEFA e përjashtoi se bëri simbolin e shqiponjës, gazetari kosovar: Jam në Hamburg për kombëtaren

Gazetari kosovar, Arlind Sadiku ka reaguar pas përjashtimit nga UEFA për të mbuluar ngjarjet e kampionatit Evropian 2024, si shkak të simbolit me shqiponjë, raporton Sinjali.

 

Sadiku nuk do të ketë të drejtë të paraqitet si gazetar nga Gjermania për të mbuluar raportimin për ndeshjet e kampionatit, kjo pasi ai kishte bërë simbolin e Shqiponjës para tifozëve serb në ndeshjen Angli – Serbi, ku nga tribuna brohoritëshin me thirrje raciste për Kosovën.Gazetari sportiv tha se mund ta ndalojë për të mos raportuar ndeshjet, por jo edhe për ta përkrahur kombëtaren shqiptare.

 

Postimi i plotë i Sadikut:

 

Festa me shqiponjë asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë vepër kriminale!

 

Nuk kam ofenduar as provokuar dikë. Thjesht jam krenuar me simbolin që na përfaqëson.

 

Unë jam krenar që jam shqiptar dhe asnjëherë nuk frikësohem ta deklarojë këtë edhe nëse krejt bota qohet në këmbë.

 

Është një precedent i rrezikshëm nëse pranohet si i mirëqenë ky vendim nga shqiptarët dhe institucionet shtetërore, sepse hap një kapitull të ri.


Bëje simbolin e shqiponjës e raporto thirrjet raciste ndaj një populli të tërë – përjashtohesh, e hap rrugë për huliganët e një populli tjetër të bëjnë lirshëm thirrje fashiste.

 

Çka do të ndodhë pas pak kohësh kur do të organizohet evropiani mes Shqipërisë me Serbinë? Do të përjashtohen të gjithë ata që janë në detyrë dhe e ngrisin shqiponjën? Do ta pranoni këtë vendim? Ju duket i drejtë?

 

Fqinjët u mobilizuan dhe u alarmuan shpejtë për ta raportuar veprimin tim, sepse ndihen të rrezikuar nëse del një shqiptar dhe nuk frikësohet të thotë të vërtetën me krenari.

 

Ata janë gëzuar dhe e festojnë këtë ngjarje si fitore, ndërsa kushdo nga ne që i gëzohet, është prej tyre.

 

S’ka rëndësi a jam përjashtuar apo jo, karriera ime është shumë e vogël. Nuk është humbje e Arlind Sadikut, as e një gazetari, është humbje shtetërore e kombëtare, nëse heshtet.

 

Sot jam në Hamburg në përkrahje të kombëtares nga tribunat, me tifozët. Me krenari festoj përsëri me shqiponjë dhe askush nuk do mund të ma ndalojë deri në vdekje!

 

Forca Shqipëria 🇦🇱❤️

 

/GazetaSinjali/

XS
SM
MD
LG