Lidhje


Analiza e DW/ Përse zgjdhjet i fitoi sërish Vuçiç

Partia e presidentit Aleksandër Vuçiç ka marrë sërish shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare serbe. Aleanca opozitare prej 15 partish arriti vetëm një rezultat jo të keq.

 

Nga Nemanja Rujevic

 

Filip Svarm, kryeredaktor i revistës serbe “Vreme” është i frustruar me rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Tani vjen një raund i ri i “pushtetit pa limit të SNS”, thotë ai për DW. Pas shkurtesës SNS qëndron partia progresive e Aleksandar Vuçiqit, Srpska Napredna Stranka. Sërish partia e 53-vjeçarit u bë forca më e madhe në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të dielën (17 dhjetor 2023) dhe mund të sundojë pa ndihmën e ndonjë partie tjetër.

 

Opozita në vendin e dytë

 

Me gjithë dominimin e madh të Vuçiqit, aleanca opozitare pro-evropiane, “Serbia kundër dhunës”, e përbërë nga 15 parti nga e majta, të gjelbrit e deri te qendra e djathtë, pati një sukses të respektueshëm. Opozita pro-evropiane arriti së paku të merrte 23%, thotë politologu Dushan Milenkoviç në një intervistë për DW. Partitë civile demokratike kanë pasur gjithmonë një kohë të vështirë në Serbi. Ky rezultat duhet parë si një nga më të mirët në historinë e pluralizmit partiak, mendon ai.

 

Aleanca u formua në vazhdën e protestave masive kundër qeverisë që filluan pas dy sulmeve amok në shkolla në pranverën e këtij viti. Protestat dhe përshkallëzimi gjithnjë e më i dhunshëm në marrëdhëniet me Kosovën e shtynë Vuçiqin që të dilte në zgjedhje të parakohshme.

 

Akuza për manipulim zgjedhor

 

Siç pritej, vëzhguesit e zgjedhjeve dhe organizatat joqeveritare raportuan një sërë rastesh të dyshuara për manipulim zgjedhor. Mendohet se rreth 40,000 votues janë dërguar nga jashtë në Beograd dhe komuna të tjera për të votuar për SNS duke përdorur pasaporta false. Shumica prej tyre thuhet se kanë mbërritur me autokolona nga Republika Srpska, një republikë kjo e Federatës së Bosnje-Hercegovinës, e populluar kryesisht nga serbët etnikë. Serbët etnikë që jetojnë këtu janë boshnjakë – dhe nuk u lejohet të votojnë në zgjedhjet në Serbi. Opozita tashmë ka bërë një ankesë dhe tani po bën thirrje për protesta të hënën në mbrëmje (18 dhjetor 2023).

 

“Sistemi Vuçiq”

 

Suksesi i SNS mund të ketë të bëjë pothuajse tërësisht me vetë Vuçiqin. Shtatlarti prej dy metrash gjatësi, që e drejton Serbinë si autokrat, nuk ishte as kandidat. Megjithatë, vetëm ai vendosi tonin në fushatën zgjedhore. Lista e tij “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të qëndrojë në vend” u sugjeroi votuesve sikur nuk po votonin për parlamentin dhe komunat, por për vetë presidentin. Nuk është çudi, pra, që sipas sondazheve të organizatës joqeveritare CRTA, një në 4 qytetarë në Serbi besonin se Vuçiq do të kandidonte vetë në zgjedhje. Rreth 60% madje besonin se Vuçiç ishte kandidati kryesor për partinë e tij.

 

Pse SNS-ja e Vuçiqit dominon vendin? Shkaku është një kombinim i disa arsyeve. Njëra syresh është “Sistemi Vuçiq” sepse, pothuajse dhjetë për qind e të rriturve janë anëtarë të SNS. Vuçiqi preferon t’i shpërblejë mbështetësit e tij në parti dhe votat elektorale me diçka në këmbim – përfshirë vende pune ose para. Për sa i përket politikës së brendshme, Vuçiç rregullisht shërben pjesë të elektoratit të tij me tone nacionaliste për çështjen e Kosovës. Dhe kështu përcjell në mënyrë retorike atë që duan të dëgjojnë nacionalistët serbë: “Kosova duhet të mbetet serbe” – një pikë kjo që përbën shqetësim për BE-në.

 

Serbia mes Rusisë dhe BE-së

 

Raporti i progresit për procesin e pranimit të Serbisë në BE është i dobët. Burrit të fortë nga Beogradi i pëlqen të duket antiperëndimor dhe të shërbejë preferencat pro-ruse që priten mirë nga një pjesë e madhe e popullsisë. Megjithatë, Vuçiq, i cili ka qenë ministër që nga koha e Slobodan Millosheviçit, shihet si një garantues i stabilitetit dhe prandaj trajtohet me doreza të buta, edhe nga ana e BE-së: Vuçiq ruan miqësinë historike serbo-ruse dhe këtë BE e ka halë në sy, por kjo nuk e pengon BE-në që të tregohet bujare me Serbinë.

 

Një lojë e rrezikshme. Pikërisht për këtë paralajmëron një ish-ministër serb. Në ditën e zgjedhjeve, tabloidi më i madh gjerman Bild citoi Rade Bastan, dikur kryetar i departamentit të ekonomisë, me fjalët: “Putin po synon Ballkanin për të destabilizuar BE-në”, tha Basta. “Putini është në tryezën e negociatave sa herë që Brukseli negocion Vuçiqin”. Këshilla e tij për Brukselin dhe Berlinin: “Pranoni vendet e Ballkanit në BE sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të ndaloni ndikimin e Moskës në rajon”. /DW

 

XS
SM
MD
LG