“Ta tregoj unë”, mediat e Kosovës publikojnë sms-të e autorit të vrasjes në Ferizaj
Mediat në Kosovë kanë zbuluar detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ferizaj, ku një punonjës policie qëlloi për vdekje burrin e tezes së tij.89 vjeçari,Sadri Sadriu ishte viktimë e ngjarjes, ndërsa autor ishte punonjësi i policisë Festim Ramadani, i cili u vetëdorëzua pas vrasjes.
Nacionale mëson se ‘motivi i vrasjes’ ishte ‘dhunimi seksual i dy motrave të autorit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’.Për rastin tronditës sipas Nacionales ka qenë i informuar edhe bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu, njëherësh nipi i viktimës, por edhe vetë presidentja Vjosa Osmani.
Të dy ata ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.
Familjarët e vrasësit ishin të indinjuar që rasti nuk po trajtohej nga organet e drejtësisë’ duke aluduar në anashkalimin e tij ‘falë fuqisë politike të familjes Sadriu’./EN