Lidhje


Me mijëra vetë protestuan me vezë e domate në Beograd kundër zgjedhjeve: “Vuçiç hajdut”

Mijëra vetë dolën në protestë mbrëmë në qendër të Beogradit, thirrur nga liderët e opozitës, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të së dielës, certifikuar tashmë nga komisioni republikan zgjedhor.

 

Mbështetësit e aleancës opozitare,"Serbia kundër Dhunës", thanë se këto zgjedhje edhe njëherë rikthyen pasigurinë për vlerën e votës, teksa goditën godinën e komisionit zgjedhor me vezë e domate, me thirrjet “Vuçiç hajdut”.

 

Liderët e opozitës, Miroslav Aleksiç dhe Marinika Tepiç, thanë se këto zgjedhje treguan edhe njëherë mashtrimet në çdo proces elektoral dhe se ata do të protestojnë, deri sa Komisioni të dëgjojë e të plotësojë kërkesat e tyre.

 

Reagimet pas fushatës e zgjedhjeve në Serbi kanë qenë të shumta por ndërkombëtarët nuk do të shprehen derisa të dalë OSBE me një raport paraprak.

 

Burimi: Ora News

XS
SM
MD
LG