Lidhje


Begaj takon zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve

Presidenti i Shqipërisë , Bajram Begaj, ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, transmeton Anadolu.Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se gjatë bisedës u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u nënvizua nevoja për thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në ekonomi, shkëmbimet tregtare, infrastrukturë, turizëm e kulturë, si dhe bashkëpunimi për avancimin e procesit të integrimin evropian e të nismave të bashkëpunimit rajonal.

 

"Presidenti Begaj vlerësoi rolin e patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut për paqen, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe orientimin e palëkundur Euroatlantik, së pari për vetë vendin, e më tej për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, në takim u theksua rëndësia e një angazhimi të përbashkët për të avancuar më tej procesin e integrimit në BE", thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu theksohet se Begaj rikonfirmoi angazhimin e tij të plotë për një bashkëpunim produktiv e të vazhdueshëm, si dhe mbështetjen ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

 

"Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të përfaqësimit politik të shqiptarëve në nivele të larta të qeverisjes se vendit, apo edhe ato lokale, si një përgjegjësi e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për garantimin dhe respektimin e të drejtave të tyre", theksohet në njoftim.

 

Mexhiti vizitoi Shqipërinë në kuadër të Konferencë së Ambasadorëve "Tirana Diplo 2024", ndërkohë u takua edhe me zyrtarë të tjerë të vendit./AA

XS
SM
MD
LG