Paralajmërimi në Serbi për bllokimin e pikave kufitare me Kosovën, Policia: Kemi plane operacionale
Friday, 06 September 2024 10:23
Policia e Kosovës ka deklaruar se kanë plane operacionale sa i përket protestës së paralajmëruar nga Serbia se do të bllokohen vendkalimet në Bërnjak, Jarinje dhe Merdar nga ana e Serbisë qendrore, dhe kalimin Kulla në rrugën Pejë-Rozhaje nga ana e Malit të Zi.Veton Elshani nga Policia Rajonale në Veri tha se PK ka planet operacionale edhe në këtë rast.Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Kosovës, njoftoi MPJD./rtvbesa