Lidhje


Skandal: Kosova çmime shumë më të lira sesa Shqipëria

Një rast që ka shkaktuar indinjatë mes qytetarëve, është krahasimi i çmimeve të pajisjeve shtëpiake midis Kosovës dhe Shqipërisë, ku tregohen diferenca të dukshme në çmim. Sipas një krahasimi të publikuar nga JOQ, një tharëse rrobash Fuego, e cila në Kosovë ofrohet me një zbritje prej 23% dhe kushton 229 euro, në Shqipëri shitet me një çmim që arrin 37,990 lekë, ekuivalente me rreth 380 euro.
 
 
Ndërsa konsumatorët në Shqipëri ndihen të zhgënjyer për çmimet e larta, ata në Kosovë përfitojnë nga ofertat më të favorshme. Ky rast ngre pikëpyetje për politikat e çmimeve dhe për mënyrën se si funksionojnë tregjet në dy vendet fqinje, duke ngritur një debat të hapur mbi barazinë e çmimeve për konsumatorët rajonalë.
Në shumë raste, çmimet në tregun shqiptar janë më të larta krahasuar me vendet fqinje, siç u vu re dhe në diferencën e çmimeve të tharësve të rrobave mes Shqipërisë dhe Kosovës.
 
 
Shumë biznese kanë bërë thirrje për lehtësime fiskale e taksa doganore dhe reforma që do të ndihmonin në përmirësimin e klimës së biznesit. Megjithatë, debati mbi balancën e duhur midis nevojës për të mbledhur të ardhura dhe mbështetjen e ekonomisë së brendshme mbetet një çështje e parregulluar politiko-ekonomike./JOQ
XS
SM
MD
LG