Beograd, mbahet marshimi tradicional i zombive
Kryeqyteti serb Beograd mbrëmë ka mbajtur marshimin tradicional të zombive, me qindra njerëz që mbushën rrugët me kostume shumëngjyrëshe, raporton Anadolu. “Zombitë” tërhoqën vëmendjen me kostumet dhe grimin e tyre, ndërsa gjithashtu u portretizuan personazhe nga filmat si “The Lord of the Rings” dhe “Silent Hill”.
Një pjesë e grimit ka kërkuar gjashtë orë punë profesionale dhe kozmetike pasi rrugët u bënë skena e një “shëtitjeje zombie” me kostume shumëngjyrëshe. Sipas organizatorëve, marshimi mbahet për të tërhequr vëmendjen ndaj një segmenti të rëndësishëm të artit filmik që merret me maska, make-up dhe efekte speciale.
Marshimi i mbajtur në kuadër të Festivalit Serb të Filmit Fantazi tërhoqi edhe vëmendjen e fëmijëve.
Të ardhurat nga marshimi do të përdoren për fëmijët që marrin trajtimin e kancerit./AA