Lidhje


Osmani thotë se ka marrë garanca të fuqishme nga Biden për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Osmani ka thënë se ka marrë garanca të fuqishme nga Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikanë ndaj Kosovës.

 

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me SHBA-të është ekzistencial dhe i pacenueshëm.

 

Gjithashtu, Osmani ka theksuar se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të.

 

 

“Rrjedhimisht, në këtë kontekst, ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Presidentja poashtu pati mundësinë ta njoftojë Presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova. Pas këtij bashkëbisedimi, Presidentja Osmani theksoi se ka marrë garanca të fuqishme nga Presidenti Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës. Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit”, ka njoftuar Presidenca.

 

Osmani po qëndron në Nju Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

 

Burimi: Ora News

 

XS
SM
MD
LG