Dy të vrarë në Tetovë për parkingun/ Arrestohet autori 60-vjeçar, kushëri i viktimave
Policia e Maqedonisë së Veriut konfirmon se një person rreth moshës 60 vjeçare është i dyshuari për vrasjen e dy personave në Çellopek të Bërvenicës, rajoni i Tetovës.
“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thonë nga policia.
Po ashtu, edhe i dyshuari për vrasjet ka plagë, me shumë gjasa nga arma e tij e zjarrit, dyshon policia, përcjell TV21.
SPB-Tetovë tani për tani nuk mundi të konfirmojë identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit, ndërsa thanë se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe se në terren janë policia bashkë me ndihmën e shpejtë dhe ekipet e Prokurorisë.
Burimi: Ora News