Lidhje


“Do iki në Tiranë, kam frikë nga im atë” - Zhduket 15-vjeçari në Shkodër, babai: I bërtita mos zihej me shokët

Një 15-vjeçar nga Postriba në Shkodër ka humbur kontaktet me familjen prej dy ditësh. Babai i tij, shtetasi Agim Bibaj tregon se i biri 15 vjeçar është nisur në mëngjes për në shkollë por nuk është futur në mësim duke u larguar në drejtim të paditur. Babai ka bërë menjëherë denoncim pasditen e 11 nëntorit në policinë vendore të Shkodrës. Efektivët janë angazhuar për të gjetur se ku ndodhet 15-vjeçari dhe se përse është larguar. Sipas babait, djali i tij dyshon se është larguar për shkak se ditët e fundit i ka bërtitur që të mos bëjë sjellje të keqe, gjë të cilën ia ka shprehur vetëm shokëve dhe jo familjes…

 

“Djali më ka humbur dje. Është nisur për në shkollë por nuk ka hyrë në godinë. Kur jam kthyer nga puna më tha nusja që është larguar, denoncova në polici por ende nuk kemi gjetur asgjë.

 

I ka thënë shokëve të tij se kam frikë nga babai se ka bëra disa sherre dhe unë i kam bërtitur.

 

I ka thënë shokëve që dua të iki në Tiranë. Dua që im bir të më kthehet në shtëpi. Dua që im bir të më kthehet në shtëpi kushdo që ta shohë të na njoftojë.

 

I bëj thirrje edhe djalit të kthehet tek ne prindërit, ka dhe dy vëllezër dhe motrën që e kërkojnë dhe qajnë për të”, ka rrëfyer ai mes lotësh./gazetatema

XS
SM
MD
LG