Foto me "shqiponjën" e drejtorit të ri të CIA-s, që tërboi mediat serbe
Duket se zgjedhja e Donald Trump në drejtimin e Inteligjencës Qendrore Amerikane (CIA), nuk është pritur shumë mirë në Serbi. Informer ka publikuar një foto të John Ratcligge, i cili shfaqet duke bërë gjestin e shqiponjës me dy duar e dua e quajtur këtë si skandal.
“Një simbol i Shqipërisë së Madhe”, shkruan media serbe. Më tej, po e njëjta media online informon qytetarët serbë se Ratcliffe njihet për lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në Amerikë.“Në 2016-ën, Ratcliffe, mori pjesë dhe foli si i ftuar special në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare në SHBA, të mbajtur në Nju Jork dhe organizuar nga Rrjeti Amerikano-Shqiptar”, shkruan Informer.
Në disa foto të tjera, Ratcliffe shfaqet krah Pandeli Majkos, kur ishte ministër i Diasporës dhe Fatmir Mediut.
Po ashtu, Ratcliffe është takuar me anëtarë të Kuvendit të Kosovës. Madje kur ai u emërua Drejtor i Inteligjencës Kombëtare në administratën e parë të Trump, Ramush Haradinaj përshëndeti zgjedhjen e tij.
“Ratcliffe është shumë i informuar për Kosovën dhe ngjarjet në rajonin tonë”, shkroi asokohe Haradinaj.
Ratcliffe është një aleat i ngushtë i Trump. Kohët e fundit, ai ishte bashkëkryetar i Qendrës për Sigurinë Amerikane, një institut kërkimor që mbronte pozicionet e Trump dhe këshilloi ish-presidentin republikan për politikat e sigurisë kombëtare gjatë fushatës së tij 2024.
Ratcliffe premtoi se do të monitorojë nga afër çështje si ushtria e Iranit, programi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet e SHBA.
Me republikanët që do të kontrollojnë sërish Senatin vitin e ardhshëm, tashmë me përvojën që Ratcliffe ka, votimi i tij pritet të bëhet lehtësisht.gazetatema