UEFA d"ënon Kosovën, i jep fitoren në tavolinë Rumanisë
Wednesday, 20 November 2024 18:06
UEFA ka dënuar Kosovën me humbje në tavolinë të ndeshjes ndaj Rumanisë, me rezultatin 3-0. Shkak për këtë, është bërë braktisja e ndeshjes nga lojtarët “dardanë”, pak sekonda para fundit. Futbollistët e Kosovës, u larguan nga fusha e lojës, për shkak të thirrjeve anti-shqiptare nga tifozët rumunë. Pavarësisht se gjyqtari kërkoi rikthimin e skuadrave në fushë, lojtarët e Kosovës refuzuan.
UEFA ka vendosur t’i japë fitoren në tavolinë Rumanisë, ndërsa ka dënuar Federatën e Kosovës me një gjobë prej 6 mijë eurosh, për sjellje të gabuar të lojtarëve.Ndër të tjera, me gjobë është dënuar edhe Federata Rumune, e cila urdhërohet të luajë një ndeshje pa tifozë.