Sillet para gjykatës një nga të a.rrestuarit për sh.përthimin në Ibër-Lepenc
Të dielën e 1 dhjetorit është sjell para Gjykatës Themelore në Prishtinë një nga të arrestuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit të premtën mbrëma. Të arrestuarit pritet t’i caktohet masa e sigurisë.
Ministri Xhelal Sveçla ka bërë të ditur ditën e djeshme në konferencë për media, se lidhur me rastin janë arrestuar tetë persona si të dyshuar, por ai nuk zbuloi emrat e tyre për shkak se ai tha po bëhen hetimet.
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se është konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin në Ibër-Lepenc.
Ndërsa, sot, zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani tha për Gazetën Online Reporteri.net, se kontrollet përreth kanalit po vazhdojnë edhe sot.
“Ka kontroll të terrenit rreth kanalit”, ka thënë shkurtimisht Elshani./Reporteri.net/