Lidhje


DETAJE H*RRORI/ Shqiptari që vr*u gruan: Mora një kabllo karikuesi dhe e mb*yta...I vura një qese në kokë dhe...

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me shqiptarin që masakroi për vdekje gruan e tij në Athinë. Kastriot Cenko ka pranuar veprimet e tij dhe ka dhënë një deklaratë para hetuesve ku ka rrëfyer ngjarjen në detaje: “Ndërsa fëmijët flinin, rreth orës 01:30 u zgjova dhe vura re që Alba nuk ishte në krahun tim. E gjeta në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa në linjën tjetër dëgjohej një zë mashkulli. I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se me kë po fliste dhe ajo më tha se nuk ishte askush, por po shikonte video.

 

Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe më tha se do të merrte fëmijën e madh dhe do të largohej. Shtoi se nuk kishte para dhe nuk donte të qëndronte më me mua. Kur e pyeta pse donte të merrte vetëm djalin tonë të madh, ajo më tha se ai fëmijë nuk ishte i imi dhe se vetëm djali i vogël ishte i përbashkët.

 

Në atë moment, u trondita plotësisht. Hapa çantën që përdor në kantier dhe që ndodhej pranë shtratit tonë, nxora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në pjesën e sipërme të kokës dhe ajo ra menjëherë në krevat, pa bërë zhurmë. Nuk e dija nëse kishte vdekur, por mora një kabllo karikuesi që e gjeta aty pranë, ia kalova rreth qafës dhe e shtrëngova për ta mbytur.

 

Ngaqë nxirrte gjak nga koka, i vura një qese në kokë dhe e mbështolla. Të shtunën çova fëmijët në shtëpinë e vëllait tim për të pasur kohë dhe për të qenë vetëm në shtëpi. Më pas, mora trupin e mbështjellë të Albës, shtova edhe dy qese të tjera mbi të, i lidha me nastro dhe përdora një mbështjellëse me flluska. Me ndihmën e një shkalle e ngjita trupin në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e pata të vështirë ta ngrija vetë”, – ka thënë ai./oranews

 

 

XS
SM
MD
LG