Lidhje


“Hodhi xixa, doli hapur kundër...”, analisti paralajmëron fundin jo të mirë të Edi Ramës, “zbulon” pse zgjati pak minuta takimi Kurti- Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, janë takuar të premten pas mbarimit të seancës së përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë në Prishtinë. Kurti dhe Rama janë takuar pas “krisjes” së raporteve, por siç duket këto raportet ende nuk janë rregulluar, kjo pasi takimi i tyre zgjati vetëm 6 minuta. Në këtë takim është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

 

Pas firmosjes së marrëveshjes, dy delegacionet iu drejtuan drekës së përbashkët.

 

Analisti politik Ilir Vata, ka komentuar takimin dhe mbledhjen e përbashkët Kosovë- Shqipëri dhe sipas tij, Shqipëria ka marrëdhënie më të qëndrueshme me Serbinë sesa me Kosovën.

 
 

Vata në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se në diskutimet në Kuvendin e Kosovës, presidentja Osmani hodhi nota kombëtare, sepse i dolën nga realiteti politik, kryeministri Kurti mbajti peshën e duhur të balancës kombëtare, ndërsa ai që hodhi xixa ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që doli hapur se nuk ka një qëndrim të përbashkët me Kosovën.

 

“Rama, tradhëtar i Kosovës! Dy kuvendet në Kosovë është thjeshtë simbolikë, sepse në një dekadë gjera kanë ecur ngadalë dhe kohët e fundit rrugët janë mbushur me akull, pra jemi në kushte e ngrirjes politike përsa i përket bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri. Në rrafshin e politikës së jashtme, Shqipëria nuk besoj të ketë kaq marrëdhënie të ngrira, përveç Kosovës. Pra, Shqipëria ka marrëdhënie më të qëndrueshme me Serbin sesa Kosovën. Edhe me Greqinë, pati një far ngërçi për çështjen Beleri, por tashmë janë normalizuar, ndërsa me Kosovën, ky takim ishte për t’i hedhur hi syve të opinionit publik dhe atij ndërkombëtar. Në diskutimet në Kuvend, Presidentja Osmani hodhi nota kombëtare sepse i dolën nga realiteti politik, nga rrënjët e kombit tonë. Edhe Kryeministri Kurti mbajti peshën e duhur të balancës kombëtare. Ai që hodhi xixa ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, madje doli hapur se nuk ka një qëndrim të përbashkët me Kosovën jo vetëm për çështjet e vetë Kosovës por të një rrafshi më të gjerë të interesave të shqiptarëve në rajon, kudo që ato ndodhen”, shprehet Vata.

 

Sipas analistit, Rama ka dështuar në politikën me Kosovën dhe takimi ka zgjatur pak sepse nuk kanë pasur çfarë të flasin.

 

“Rama ka dështuar në politikën me Kosovën dhe druhem se Kurti dinë më shumë që mbanë këtë qëndrim ndaj tij. Lutemi të mos ketë një tradhëtar në mes, pra një tradhtar. Në lidhje me takimin mes Rama dhe Kurti, që zgjati pak minuta, mendoj se nuk kanë pasur çfarë të flasin. Në Kosovë, Kurti i bëri të qarta qëndrimet e tij, dhe besoj se marrëdhëniet mes Ramës e Kurtit do vazhdojnë të jenë të ngrira, sepse ata kanë një politikë ndryshe për qasjen e çështjeve të shqiptarëve në rajon. Kryeministri i Kosovës Kurti, është në dijeni të situatës, mbase çështja e veriut të Kosovës, apo qasja e Shqipërisë në arenë ndërkombëtare ka qenë në kah të Serbisë për vazhdimin e dialogut, pra ka tradhti në këtë qasje të madhe kombëtare. Për sa i përket mbledhjes së dy kuvendeve në kohe elektorale, mendoj se Rama do bënte gjithçka për të rrëzuar Kurtin dhe nota që hodhi në Kuvend ishin kundër politikës së Kurtit, por kryeministri i Shqipërisë Rama nuk ka asnjë ndikim në Kosovë, prej kohësh është i shpallur “non grata” nga opinion publik dhe vetë Kosovarët. Rama, sot duhet të kishte mbajtur një qëndrim të njësuar me Kosovën, jo të hidhte dasi, diversitete politike dhe më keq të jepte këshilla”, shton Vata./botasot

XS
SM
MD
LG