Lidhje


Përse ky interes kaq i madh i Ramës për Hashimin?!/“Haga duket se ka prova për këto vrasje” – Pëpjekjet e Edi Ramës për ta shpëtuar Hashim Thaçin, zbardhet qëllimi i tij

Si jo rrallë herë, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka bërë edhe njëherë thirrje kundër Gjykatës Speciale, gjykatë kjo e cila po merret edhe me gjykimin e vrasjeve të anëtarëve të LDK-së dhe mbështetëseve të Rugovës. 

 

Rama tha se çuditet që askush në Kuvendin e Kosovës nuk ka nisur një rezolutë kundër Gjykatës Speciale, duke kërkuar që një gjë e tillë të bëhet, pasi sipas tij, ata do i bashkoheshin kësaj nisme

 

“Unë nuk rri dot pa ju thënë pa çudinë time, që në këtë sallë nuk është marrë asnjë nismë që të bëhet një rezolutë kundër asaj gjykate, Gjykatës Speciale. Nëse do ta nxjerr Kuvendi i Kosovës një rezolutë të tillë, Partia Socialiste rezolutën e nxjerrë në Kuvendin e Kosovës ta deponoj në Kuvendin e Shqipëri. Që ajo gjë [Gjykata Speciale] nëse është gjë ta bëj dëmin e saj deri në fund. Kuvendi i Kosovës ta marr një nismë kundër kësaj Gjykate”, tha Rama në mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë, më 20.12.2024.

 

Fajtor Edi Rama

XS
SM
MD
LG