Lidhje


Kreu i opozitës serbe: Perëndimi ose të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve,ose të heshtë!

Presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit zyrtar duket se nuk ka asnjë efekt praktik. Disa vërejtje për zgjedhjet, ndonjë shkrim për Aleksandër Vuçiçin si autokrat dhe kaq. Ndërkohë që opozita serbe, e përfaqësuar kryesisht edhe në sytë e pushtetit, nga Dragan Gjilas, po shprehet kritike ndaj Perëndimit që nuk arrin do të artikulojë një politikë të qartë.

 

Përmes një opinioni në “Politico”, Gjilas shprehet se nëse perëndimi nuk është në gjendje të kërkojë përsëritje e zgjedhjeve, atëherë është mirë të heshtë.

 

“Nëse qeveritë demokratike perëndimore e kanë të vështirë të jenë në lartësinë e vlerave që pretendojnë dhe të bëjnë thirrje për përsëritjen e zgjedhjeve, ndoshta do të ishte më mirë për to që të mos thonë asgjë.

 

Duket se mbështetja e Perëndimit për ndryshime demokratike në Serbi që u verifikua gjatë regjimit të Millosheviçit, është zhbërë dhe dua të kujtoj këtu se kryeministrja Ana Brnabiç falënderoi shërbimet ruse për paralajmërimin rreth protestave që sipas saj janë orkestruar nga shërbimet perëndimore, ndërkohë që ambasaodir Christopher Hill dënoi atë që e quajti vandalizëm kundër institucioneve shtetërore”, tha ai.

 

Burimi: Lapsi.al

XS
SM
MD
LG